Në moshën 22-vjeçare largohet nga Shqipëria. I internojnë nënën dhe motrën. Më pas atyre u vjen falja dhe ai kthehet në Shqipëri, ku martohet dhe nis punë. E arrestojnë në maj të vitit 1964 me akuzën e agjitacionit dhe propagandës, si edhe të tradhtisë ndaj atdheut. E akuzonin që nuk kishte denoncuar shokët që donin të largoheshin nga Shqipëria.

Në fillim, Gjykata e dënoi me vdekje. Më pas, dënimi iu bë 25 dhe më pas 20 vjet burg. Kreu 16 vite burg.  Vuajti dënimin në burgje dhe kampe pune, si superfosfati i Laçit, fabrika e çimentos së Elbasanit, në Reps dhe në Spaç. U lirua më 2 maj të vitit 1980.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.