Dine Dine | |
---|---|
Informacione Personale | |
Emër/Mbiemër: | Dine Dine |
Atësia: | Esat |
Vendlindja: | Maqellarë, Dibër |
Datëlindja: | 1/06/1943 |
Gjyqi | |
Data e Arrestimit: | 6/08/1980 |
Akuza: | “Agjitacion e propagandë, ka përhapur teorinë e Frojdit" |
Dënimi: | 10 vjet Burg |
Hetuesi: | Zamir Stefani, Skënder Myftari |
Data e Vendimit: | 20/10/1980 |
Gjykatësi: | Sofokli Papajani |
Gjykata: | Gjykata e Lushnjës |
Data e Lirimit: | 17/08/1987 |
Internimi | |
Data e Internimit: | 1949 |
Vendi i internimit: | Burgu i Qafë Barit |
Lindur më 1 Qeshor 1943 në Maqellarë, Dibër. Njihet dhe me emrin Hajredin Nasufi. Në moshën 6-vjeçare i vrasin të atin në kufi. Nga viti 1949 internohet familjarisht në Turan, Berat, Porto-Palermo, Tepelenë, Savër dhe së fundi në Gjazë të Lushnjes. Punoi në punë krahu në fermat N.B. Savër e Gjazë. Kohën më të madhe punoi si murator. 1961: kryen gjimnazin në Lushnje ku shfaqi talent letrar. U arrestua në 6 Gusht 1980, në Gjazë. Në bazë të nenit 55/ 1 për “agjitacion e propagandë” u dënua me 10 vjet heqje lirie. Akuza: - "Ka përhapur teorinë e Frojdit". Lexonte e perkthente libra te ndaluar si Metafizika e dashurisë e Shopenhaurit. Fletorja me dorëshkrimin në fjalë iu gjet shokut të tij Ahmet Kolgjini gjatë kontrollit kur e arrestuan. - I binte firzamonikës dhe luante pjesë klasike se nuk i pëlqente muzika popullore shqiptare. - Në Shqipëri arsimi është shumë i prapambetur edhe arsimtarët janë injorantë. - Bukën e misrit nuk e hanë as qentë. - Thoshte se babai i tij nuk ishte marrë me politikë, prandaj edhe internimi ishte i padrejtë. Vuajti në burgjet: Spaç, Zejmen, Qafë-Bari, Tiranë. 17 Gusht 1987 u lirua nga burgu. I portretizuar nga shkrimtari V. Zhiti, si pjesë e intelektit letrar dhe e forcës së të dënuarve. I martuar më Adrianën, vajzën e L. Radit. Humbi djalin e vogël në internim, Gentin. Fëmijët e lindur në internim: Ervisi dhe Suela. Më 1990 emigroi familjarisht në Itali dhe që nga viti 1991 jeton në New York, SHBA. 1994: anëtar i bordit të Federatës Vatra. Ka botuar tregime dhe ese letrare në gazetat Dielli dhe Ilyria në SHBA.