Lindi më 1952, në Tiranë. Më 13 shkurt 1973, me vendim nr. 5, Gjykata e Elbasanit e dënoi "për largim pa leje nga reparti" me 8 muaj heqje lirie. Më 24 nëntor 1975, me vendim nr.115, Gjykata e Lezhës e dënoi "për ikje nga vendi i internimit" me 1 vit heqje lirie. Më 19 korrik 1985, me vendim nr. 283, Gjykata e Rrethit të Tiranës e dënoi për "tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes jashtë shtetit të mbetur në tentativë" me 10 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 333
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.