Lindi më 1937, në Mirditë. U internua për motive politike nga Mirdita në Lezhë dhe Berat, prej 10 marsit të vitit 1946 deri më 10 mars 1949.

I ati ishte pushkatuar. Në vitin 1949, u vendos për t'i internuar nga Berati në Tepelenë, por Dila me mamanë dhe dy vëllezërit më të vegjël, i shpëtuan këtij dënimi, ndësa gjyshi dhe gjyshja u transferuan në Tepelenë ku qëndruan deri në vitin 1951. U kthyen në Mirditë, ku jetuan për disa vite në kushte shumë të këqija sepse pasurinë ua kishin sekuestruar dhe kulla ishte dëmtuar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 364
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.