Lindi më 1893, në Kavajë. Ishte tregtar manifakture. Djalin e madh e kishte dërguar me studime në Itali. Kur i biri erdhi për të takuar familjen, u mbyllën kufijtë dhe ai u detyrua të arratisej. Pas kësaj Dhori Forën e arrestuan. Më 11 mars 1947, me vendim nr. 58, Gjykata Ushtarake e Tiranës e dënoi për "krime kundër shtetit në formë sabotimi ekonomik”, me 2 vjet burg dhe konfiskim pasurie. Familjen e dëbuan në Kavajë.

Dhori i burgosur, punoi për tharjen e kënetës së Maliqit. Sipas familjarëve, kur doli nga kampi ishte i sëmurë nga mushkëritë dhe peshonte 36 kg sa u desh ta nxirrnin me një karrocë dore ndërtimi. Shëndeti i tij nuk u përmirësua deri në fund të jetës.

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5/1, Fl. 462
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.