Lindur në Orosh, Mirditë më 1921. I biri i Gjon Marka Gjonit. Pas arratisjes së të atit, me një vëlla, ndërkohë që dy vëllezër luftonin në mal, kundër komunistëve,  në prill 1945 arrestohet dhe dënohet me 5 vjet heqje lirie për bashkëpunim me të arratisurit. Familjen ia internuan në fshatrat e Lushnjës.

Sipas Fatbardha Saraçi Mulletit dhe faqes së familjes gjonmarkagjoni.com, ai u arrestua për herë të dytë sa doli nga burgu dhe u dënua edhe me 7 vite të tjera, gjoja për tentativë arratisjeje. Vuajti në disa burgje si ai i Shkodrës, Tiranës, Vlorës, Gjirokastrës, Burrelit dhe në disa kampe pune.

U lirua në vitin 1957. U internua 1 vit në Kuç të Kurveleshit dhe më pas në fshatrat e Lushnjës, Gradisht, Savër, Gjazë. Në Savër, takohet pas 13 vitesh me familjen.

Sipas Fatbardha Saraçi Mulletit ndërsa ndodhej në Gjazë, në vitin 1977, arrestohet. Dënohet me 10 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë. E kryen dënimin në burgun e Ballshit. Sipas biografisë në faqen gjonmarkagjoni.com, ai u dënua me 3 vjet arrest shtëpie. Lirohet nga internimi në korrik 1991, për t'u kthyer në shtëpinë e familjes në Shkodër.

Nuk u martua dhe nuk la fëmijë.

 

 

Burimi: gjonmarkagjoni.com
Burimi: Tomorr Aliko, Genocidi mbi elitën intelektuale të kombit shqiptar, 288;Kalvari i grave në burgjet e komunizmit, Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.