Lindi më 1963, në Shkodër. Më 30 prill 1990, me vendim nr. 2, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor "për krimin e tentativës së arratisjes dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 12 vjet burg.

Realisht, ai ishte një nga figurat kryesore të lëvizjes publike antikomuniste në Shkodër në janar 1990, që synonte dhe rrëzimin e bustit të Stalinit në këtë qytet. U ndalua më datë 13 janar 1990. Bashkë me të u arrestua dhe Gjergj Kolë Livadhi dhe Flamur Fiqiri Begu (Elbasani).

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, me vendimin nr.2 të, datë 30.4.1990 e dënoi më shumë nga gjithë grupi prej 10 vetash, me 12 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 187
Burimi: https://kujto.al/demonstrata-e-14-janarit-1990-kunder-bustit-te-stalinit-ne-shkoder/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.