Klerik katolik, veprimtar i lëvizjes kombëtare shiptare.Lindi në Shkodër, më 3 qershor të vitit 1875. Kreu Kolegjin e Fretërve Observantë, në Kuvendin e Gjuhadolit në Shkodër. Më 1890 u nis për në Kërshivë të Bosnjës, ku mbaroi studimet për filozofi e teologji. U shugurua më 10 gusht 1894. Në vitin 1895 u dërgua famullitar në Prevezë. Pas kthimit, në vitet 1900-1912 shërbeu në Dukagjin. Në vitin 1913 mobilizoi popullsinë e Dukagjinit në luftë kundër Malit të Zi. Bënte pjesë në delegacionin shqiptar pranë komisionit të caktimit të kufijve. Me ardhjen e Zogut në fuqi, u caktua zëvendëskomandant i forcave të Shkodrës. U arrestua më 21 shtator të vitit 1946 në famullinë e tij në Bajzë të Kastratit, «për veprimtari kundra Pushtetit Popullor». Më 4 janar 1948, Këshilli i Gjykatës Ushtarake të Shkodrës e dënoi me «5 vjet privim lirie si dhe humbjen e të drejtave civile për 5 vjet kohë..., me konfiskim të pasurisë së luajtshme e të paluajtshme». U lirua tre vjet më vonë, më 29 nëntor 1949. Vdiq në Shkodër, më 27 shtator të vitit 1967

Burimi: P. Donat Kurti, Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj. 1906), I, XXVII, XXXI, f. 37,
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.