Lindi në Krujë, më 1 mars 1890. Bashkëshortja e ish-kryeministrit Mustafa Kruja Merlika. Në vitin 1946 i arrestojnë të birin. Më pas e internojnë me bashkëshorten e të birit, Elenën dhe djalin e tij, Eugjenin. Fillimisht internohen në Shijak, te Katër Rrugët, më pas në Tepelenë dhe më pas në Lushnjë.

Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për motive politike nga rrethi i Krujës në rrethin e Tepelenës, prej datës 10 mars 1949 deri më 14 maj 1954.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 298
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.