Shtëpiake, Shkodër 1890 - 1980. Periudha e internimit 4/5/1948- 5/10/1952. Bashkëshortja e Hafiz Dërgutit. Më 1948 dy djemtë e familjes Dërguti, Hamit e Fejzi arratisen. Prill 1948: familjen Dërguti e arrestojnë dhe Cajen e mbyllin në burgun e Shkodrës, më pas internohet me djalin e vogël Bushin në Berat, Tepelenë, Luzhan të Korçës, dhe në Kalanë e Porto Palermos. Bashkëvuajtës me Dërgutët, ishin familjet e të arratisurve politikë Rrenci, Hasi dhe Topalli. Në kampin e Tepelenës, Komanda e dërgonte gruan e Klerikut të lartë të pastronte ËC-të e kampit. Lirohet më 1954 bashkë me të birin dhe e gjejnë shtëpinë në Shkodër të zënë nga policët. Vdiq e pastrehë, në vendlindje në moshën 90 vjeçare.

 

Burimi: F. 1, Viti 2013, D. 5, f. 593
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.