Lindi më 1929, në Vlorë. Rrjedh nga familja e njohur për kontributin patriotik në histori dhe persekutimin e madh që pësoi nën diktaturë. U burgos 17 vjeç. Provoi torturat më të egra, përfshi elektroshokun. U dënua disa herë. Për herë të parë u arrestua më 11 shtator 1946. Më 23 nëntor 1946, me vendim nr. 359, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi fajtor për "krimin e pjesëmarrjes në organizatën e Ballit Kombëtar, në operacionet kundër partizanëve dhe ka treguar aktivitet të gjerë reaksionar kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 30 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtave qytetare dhe politike për aq kohë. Më 19 nëntor 1961, me vendim nr. 30, Gjykata e Vlorës e deklaroi fajtor për "krimin e agjitacion e propagandë" dhe e dënoi me 6 vjet burg.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 147.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.