Lindi më 1913, në Jugosllavi. Më 26 nëntor 1951, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e dënoi se "është vënë në shërbim të personave armiq", me 5 vjet burg.

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 533-534

Ishte me profesion shofer, i martuar me Aishen. Nga martesa e tyre lindën pesë fëmijë, Asimi, Hilmia, Milihaja, Bashkimi dhe Besimi. Bisho Hasit përveçse e burgosën, i sekuestruan edhe pasurinë. Në vitin 1956, pas lirimit nga burgu, arratiset në Jugosllavi. Kthehet në vitin 1959, për të tërhequr familjen, bashkëshorten me 5 fëmijë. Mbrëmjen e 9 majit 1959, kur po tentonin të kalonin kufirin përmes liqenit, familja kapet, ndërsa Bisho Hasi iu shpëton rojeve të kufirit duke u larguar. Vritet në orën 21.30 më 10 maj 1959 në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe nga forcat e ndjekjes. Varri i Bisho Hasit nuk u gjend kurrë, edhe pse familjarët e tij bënë shumë përpjekje.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.