I biri i Ndoc  e Luçie Mirakajt .Lindi në vitin 1944. Më 1945, u internua në kampin e Tepelenës bashkë me të ëmën, Luçien, dhe të motrën, Elenën . Pas ekzekutimit të të atit, më 1950, u lirua nga internimi dhe u strehua në Tiranë, te tezja e tij. Më 1971 u internua për të dytën herë, bashkë me të ëmën, në fshatin Dragot të Dumresë. U lirua më 1991.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 355
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.