Lindi në vitin 1917, në Stamboll. U dënua tri herë. Më 29 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Fierit, e dënoi si "armik të popullit' me 5 vjet burgim, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Më 25 nëntor 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë, e dënoi për "pjesëmarrje në organizatë kundër pushtetit dhe agjitacion e propagandë" me 12 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua sërish më 1962, dhe më 22 qershor të po atij viti, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor 'për agjitacion e propagandë kundër pushtetit" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 10, Fl. 705-706
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.