Lindi në Sarand, në vitin 1880. U arrestua më 10 korrik 1946, dhe me vendim nr.200, datë 17 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit dhe sabotator të pushtetit, ka bashkëpunuar me Rexho Plakun, ka marrë pjesë në mbledhjet e zhvilluara, ka dashur të arratiset në Greqi, ka hapur parulla disfatiste dhe ka sabotuar reformën agrare», ndaj dhe e dënoi me 2 vjet burg, punë të rëndë me kusht për 5 vjet kohë kohë, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së tij të luajtshme e të paluajtshme. U arrestua sërish më 3 korrik 1961 dhe, me vendim nr. 108, datë 2 gusht 1961, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhti ndaj atdheut, duke u vënë në shërbim të zbulimit grek», dhe e dënoi me vdekje, me pushkatim, humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 325
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.