Ka qenë ndër burrat më me emër në zonën e Përmetit. Martuar me Hajrenë, një nga gratë fisnike nga Bënja-Këlcyrë. Pavarësisht se familja u luftua nga sistemi, tradita dhe edukata shquhej në çdo marrëdhënie të tyre me njerëzit. Në tregimet e familjes, zanafilla e luftës kishte indicie nga traditat dhe vlerat e tij.  Vjen nga Parisi, ku punoi prej 10 vitesh, për të investuar në vendin e tij, Leskovec-Përmet. Një ditë shkon te furra e fshatit dhe pasi merr bukën, e shikon, rrënkon dhe shpirti i dhemb nga gjithë ai mund që kishte derdhur në mërgim për të kursyer të blinte tokat që ia mori me dhunë sistemi. Qetë-qetë thotë: “ Me çfarë e bëni bukën, me grurë apo gurë”? Kaq ka mjaftuar për komunistët ta raportonin dhe të dërgohej në një nga burgjet më të këqija në Gjirokastër.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.