| Bejo Asllanaj (Asllani) | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Bejo Asllanaj (Asllani) |
| Atësia: | Xhemal |
| Vendlindja: | Luftinjë, Tepelenë |
| Datëlindja: | 7/2/1944 |
Babai i tij, Xhemal Brahim Asllani, ishte organizator i revoltës së Zhapokikës në vitin 1948. Bejua u internua fillimisht në Tepelenë, që në moshë të mitur, në vitin 1948, bashkë me familjen, si masë e regjimit për aktivitetin antipushtet të të Xhemalit. U internua edhe disa herë të tjera para dhe pas dënimit me burg.
Në datën 05.03. 1952 ndaluan në polici gjyshen, Tajanën dhe nënën, Sambreten. Shkaku i arrestimit ishte se ato ishin takuar me Xhemalin që vinte në Shqipëri dhe shkonte në zonën e Luftinjës dhe Zhapokikës. Në të njëjtin datë, internuan dy fëmijët, Bejo Xhemal Asllanin dhe Zini Xhemal Asllanin. Tajanën dhe Sambreten i mbajtën në arrest për 8 muaj e 27 ditë, i liruan më 30. 11. 1952. Në këtë datë, i lirojnë nga internimi të dy djemtë e Xhemalit.
Më datën 29. 09. 1965, u arrestua për tentativë arratisjeje dhe u dënua me 15 vjet heqje lirie. U lirua më 12 tetor 1979 me plotësim kohe. Pasi u lirua nga burgu, e dërguan sërish në internim në Savër të Lushnjës. Në dhjetor 1983 e arrestuan përsëri, me akuzën "për largim nga vendi i internimit". Më 6 shkurt 1984, Gjykata e Rrethit të Lushnjës e dënoi me dy vjet burg, ndërsa familja ishte e internuar. Ditën e daljes nga burgu, më 05. 01. 1985, e internuan përsëri, 5 vjet.
Pas vitit 1990, u vendos në Tepelenë, ku u zgjodh kryetar i Shoqatës së të Përndjekurve Politikë.
