Lindi më 1940, në Tragjas, Vlorë. U dënua tre herë, gjithsej me 50 vjet burg, kreu vetëm 27 vjet, sepse diktatura u shemb. Më13 maj 1960, me vendim nr. 39, Gjykata Ushtarake Tiranë e dënoi për “tradhëti ndaj atdheut në formën e arratisjes” me 15 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 14 dhjetor 1976, me vendim nr. 323, Gjykata Vlorë e dënoi për “agjitacion e propagandë” me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave për 5 vjet dhe konfiskim pasurie. Më 9 maj 1979, me vendim nr. 3, Gjykata e Lartë e dënoi për “ pjesëmarrje në një grup kundër-revolucionare nacionaliste për të kryer krime kundër shtetit dhe agjitacion e propagandë“ me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave për 5 vjet.

 

 

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2014, D. 10, Fl. 74-75
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.