Lindi më 10 mars 1920. Me vendim nr. 678, datë 14 dhjetor 1946, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "dëzertim dhe si kundërshtar të pushtetit popullor" dhe e dënoi me 8 vjet burgim. U fal me dekret nr. 819, datë 27 prill 1949, të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Me vendim nr. 53, datë 21 dhjetor 1966, Gjykata e Qarkut të Shkodrës e deklaroi fajtor dhe e dënoi sipas nenit 139/a 3 10 të Kodit Penal me 6 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 165
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.