Klerik i lartë bektashian. Lindi në Gllavë të Tepelenës, më 30 dhjetor 1890. Me vendim nr. 247, datë 17 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor për "sabotim të të gjitha ligjeve të pushtetit popullor", se "ka marrë kontakt me shtetet imperialiste", si dhe "ka marrë kontakt mekriminel të luftës", dhe e dënoi me vdekje,humbje të të drejtave civile e politike, sidhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. Me shkresë nr. 215, datë 8 janar 1948, Gjykata e Lartë e Tiranës vendosi aprovimin e këtij vendimi.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 160
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.