Klerik bektashian, lindur në Martanesh në vitin 1942. Bashkë me nënën Bale që fëmijë 10 qershor 1945 - 10 prill 1946 internohet në kampet e Beratit dhe Tepelenës. 1991: pas rrëzimit të sistemit komunist, Shabani u angazhua në ringritjen kulteve fetare përkrah fetarëve bektashianë, për çeljen e Kryegjyshatës. Ka shërbyer në Gjyshatën e Fushë-Krujës dhe Sari Salltëk. 20 shkurt 1994: niset për në malin e Tomorrit, emërohet Dervish në Teqenë e Kulmakut, nga udhëheq punën shpirtërore dhe ndërtimtare të mekameve, teqeve të trevës, duke ngritur dhe Tyrben e mbuluar të Abaz Aliut në Çukën e Tomorrit.

 

 

Burimi: Riza Dervishi: Internimi dhe jeta me klerikë, Marin Barleti, red. D. Cani, Tiranë 2004, f. 105-109; Broshurë e komitetit bektashian, 23-24 shtator 2000, Tiranë, f. l14-115.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.