Lindi në vitin 1926, në Kukës. Me vendim nr. 204, datë 31 dhjetor 1947, Gjykata e Lartë Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për "kundërshtim të urdhërit të komandatit", dhe e dënoi me burgim të përjetshëm dhe humbjen e të drejtës elektorale për për 5 vjet kohë. U arrestua sërish më 1982 dhe, me vendim nr. 1, datë 6 shkurt 1982, Gjykata e Lushnjës e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor", dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, 5 vjet internim dhe humbjen e të drejtës së zgjedhjes.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2016), 73
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.