Lindi më 1888, në Iballë, Pukë. Studioi për teologji në Grac, Austri dhe në Torino për filozofi. Mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë, 1912. Shërbeu si këshilltar i Mbretit Zog për Sigurinë Kombëtare. Veprimtar antikomunist pas Luftës së 2-të Botërore, më 1946 ishte anëtar i lëvizjes opozitare për Tiranën, të drejtuar nga deputetët Gjergj Kokoshi e Riza Dani në bashkëlidhje me Paulin Palin dhe Komitetin e Intelektualëve të Qarkut të Shkodrës dhe të Pukës. Ka marrë përsipër të organizonte kryengritjen në Pukë dhe në një pjesë të Dukagjinit, duke premtuar furnizim me material luftarak për Kryengritjen e Përgjithëshme. Arrestohet në Tiranë më 1945, para se të niste lëvizja e Postribës. Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, nr. 5, më 2 korrik 1946, u dënua me burg të përjetshëm, dënim që iu kthye në 30 vjet burg. U amnistua më 1959 dhe iu bashkua familjes në kampin e internimit të Savrës në Lushnje. Vdiq më 1967, në kampin e Savrës.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2013, D. 5, f. 548; Jetëshkrim, Irena Anton Dukagjini fl. 1, Arkivi i MB, D. 1240 cit. në Uran Butka: Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 190-191; Donat Kurti: Provinça Françeskane E ripertrime në vj. 1906, botime françeskane, Shkodër 2003; Agim Musta Mandelët e Shqipërisë, Naim Frashëri, Tiranë 1992, f. 67
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.