Lindi në një familje shkodrane që ishte marrë me tregti dhe banonte në qendër të qytetit. Ndoqi mësimet në Kolegjin e Fretënve në Shkodër dhe më pas gjimnazin në Austri. Në Vienë përfundoi studimet për Histori dhe Gjeografi dhe mori gradën doktor në vitin 1931. Në vitin 1932 nisi punë si mësues historie në Gjimnazin Shtetëror të Shkodrës. Ka lënë dorëshkrime disa punime për historinë e trevave shqiptare. U bashkua me nacionalistët që luftuan në Kosovë. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, u arrestua si pjesë e një familjeje borgjeze dhe qëndroi në izolim në kushte të rënda fizike dhe psikologjike. Pas gjashtë muajsh e nxorën nga burgu si i pafajshëm edhe pse është bërë i njohur qëndrimi i tij, që nuk pranonte të dilte pa iu bërë gjyqi. Në liri nuk gjeti më asgjë nga pasuria e familjes që ia kishin sekuestruar, përfshirë bibliotekën e tij të pasur. Mbeti pa punë. Shkoi nga Shkodra në Berat e më pas në Tiranë ku punoi për pak kohë në Bibliotekën Kombëtare, por e pushuan nga puna. Punoi si përkthyes pranë një grupi gjeologësh gjermano-lindorë. Jetoi në vetizolim dhe vetmi. Ndërroi jetë në vitin 1986.

Në vitin 1992 është dekoruar me medaljen e artë “Pishtar i demokracisë”.

Burimi: "Saga e dhimbjes", Fatbardha Saraçi Mulleti, ISKK
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.