Lindi në Shkodër, më 24 maj të vitit 1947. Periudha e burgimit 3/25/1976- 11/15/1982. Djali më i vogël i Ernestit, si bir tregtari (Vllazën Daberdaku) arrestohet, si peng i bartjes së «mëkatit» të të atit, përfaqësues të tregtarëve më të suksesshëm të Shkodrës së viteve ’30-’40 të shekullit të shkuar, duke i dhënë qytetit energjinë borgjeze të sipërmarrjes dhe modernitetit europian. Më 8 korrik 1976, Gjykata e Rrethit të Pukës e dënoi me tetë vjet burg për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor». U fal me dekret nr. 6656, datë 28 tetor 1982, dhe u lirua më 15 nëntor të po atij viti.

Burimi: AISKK, Fondi 1, Viti 2013, Dosje 5, Faqe 821
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.

Lajme

Angjelin Dabërdaku/ Burgu i Spaçit ishte shkatërrues

"Bërtiti njëri, Mark Grozhani, tha: Ta dinë, kallzojani, amanet ju të burgosurit, se po më Lexo më shumë