U gjykua në procesin e parë të të ashtuquajturve "sabotatorë" të kënetës së Maliqit.

Në atë kohë ishte 35 vjeç dhe baba i 6 fëmijëve. Para se të niste punë në kënetë, kishte qenë kafexhi. Në punimet për tharjen e kënetës, ishte angazhuar si punëtor i thjeshtë. Bashkë me 16-vjeçarin Jani Vasili, u akuzuan si korrierë të inxhinierëve, se gjoja përcillte mesazhet sabotatore dhe mbante lidhjet mes inxhinierëve dhe Misionit Amerikan e Fultz-it. Gjyqi u zhvillua nga data 8 më 18 nëntor 1946 dhe dha dënime shumë të rënda për inxhinierët dhe teknikët.

Ndërsa Jani Vasili u dënua 1 vit me kusht, Anastas  Risto u burgos realisht, pasi u dënua me 2 vjet heqje lirie, punë të detyrueshme dhe sekuestrim të pasurisë.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.