Shkrimtar, përkthyes. U lind në Tiranë, më 1932. U arrestua në moshën 17 vjeçare për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Pasi doli nga burgu, në periudhën 1956-1962 jetoi në Kavajë. Pastaj u dëbua familjarisht në Gosë, ku jetoi për gati 30 vjet, deri në vitin 1990. Pas rrëzimit të diktaturës u largua në Itali, ku qëndroi deri në vitin 2009. Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime dhe shkrimtari. Vdiq më 5 maj 2014, në Tiranë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 191
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.