Lindi në Poshnje të Beratit. Gjykata e Beratit vendosi të njohë faktin e pushkatimit të tij pa gjyq për motive politike nga forcat komuniste, më 30 gusht të vitit 1944. Ishte 40 vjeç dhe baba i 5 fëmijëve kur e pushkatuan.

Aliu ishte i angazhuar me forcat e Ballit Kombëtar gjatë luftës antifashiste. Ai, bashkë me disa djem të tjerë u pushkatua nga çeta partizane e Zylyftar Veleshnjës në Kallmë të Fierit dhe u groposën bashkë në atë vend. Partizanët terrorizuan fshatin duke e kërcënuar për të mos treguar vendin ku i kishin groposur ballistët. Familjarët i kanë gjetur eshtrat pas vitit 1990.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 388.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.