Lindi më 1912, në Berat. Më 14 shtator 1946, me vendim nr. 358, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor se «duke qenë nëpunës teknik i Reformës Agrare, ka abuzuar me detyrën, sepse ka bashkëpunuar me Komitetin fshatar dhe ka përkrahur teknikat latifondiste», dhe e dënoi me 1 vit burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale. Më 10 janar 1948, me vendim nr. 9, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit, [që] ka marrë pjesë në organizata tradhtare, ka dhënë informata spiunazhit të huajve dhe sabotim në ndërmarrje», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale. Më vonë, me dekret, dënimi iu zbrit në 7 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 151.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.