Lindi në Bajram Curr, më 30 janar 1922. Me vendim nr. 158, datë 20 shtator 1950, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se "si pjesëtar i një grupi të organizuar, ka tentuar të kalojë kufirin (arratisje) për në Jugosllavi" dhe e dënoi me 7 vjet privim lirie, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. Me vendim nr. 42, datë 22 shkurt 1951, Gjykata  e Lartë Ushtarake e ndryshoi vendimin duke ia ulur dënimin në 5 vjet heqje lirie me punë të detyruar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 430
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.