Nacionalist.Lindi më 1923, në Fushë-Lurë, në familjen e bajraktarit të Lurës. Shkollën bazë ose internatin e kreu në Tiranë. Ndoqi licun e Shkodrës deri në fund të vitit të katërt, kur u përjashtua për aktivitet anti-italian. Provimet e maturës i kreu në Normalen e Elbasanit. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, luftoi me armë kundër tyre bashkë me të vëllezërit dhdjemtë e xhaxhait. U arrestua më 17 maj 1947. Me vendim nr. 241, datë 30 shtator 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për "pjesëmarrje në grup të armatosur" dhe e dënoi me burgim të përjetshëm, si dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Teksa vuante dënimin, më 10 maj të vitit 1957 u ridënua me burgim të përjetshëm, që më vonë iu kthye në 25 vjet heqje lirie. Më 24 maj 1960 vdiq në spitalin e burgut të Tiranës, në kushte të dyshimta. Familja Mena u internua nga vitit 1945 deri më 1990. Dy vëllezërit e tij, Ramizi  dhe Isa u burgosën; ky i fundit u vra në kufi.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 284
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.