Lindi në vitin 1924, në Dibër. Më 22 dhjetor 1947, me vendim nr. 301, Gjykata e Rrethit të Gjirokastrës e deklaroi fajtor "se ka marrë pjesë në rradhët e xhandarmari kundër luftës Nacional Çlirimtare me gradën Toger", "ka mobilizuar popullin kundër partizanëve", "ka agjituar e propaganduar në radhët e rinisë", "se ka mbjellë frymën e demoarlizimit" dhe e dënoi me 2 vjet privim lirie. U arrestua sërish më 13 dhjetor 1978, dhe më 3 maj 1979, me vendim nr. 164, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor "për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 201
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.