Klerik i lartë mysliman, shkrimtar, përkthyes. U lind në Korçë, më 5 prill 1873. Shkollimin fillor e kreu në qytetin e lindjes. Po aty mbaroi dhe shkollën e mesme, kurse studimet teologjike i kreu në Universitetin e Stambollit. Më 1914 u emërua këshilltar i Ministrisë së Arsimit në qeverinë e Princ Vidit, kurse dy vjet më vonë drejtor i Arsimit për Durrësin, Elbasanin, Dibrën, Matin dhe Pogradecin. Më 1916 u emërua Kryemyfti në Këshillin e Naltë të Sheriatit në Shkodër. Më 1918 mbërriti në Tiranë, për të vazhduar punë në Këshillin e sipërpërmendur. Është një nga themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe një prej mësimdhënësve të parë të saj. U dënua nga regjimi komunist "si klerik reaksionar dhe pjesëtar i Ballit Kombëtar". Vitet e fundit të jetës u internua në Kavajë, ku dhe vdiq më 31 dhjetor 1957.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 319
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.