Lindur më 1897 në Dibër. Periudha e burgimit 5/15/1947- 4/24/1952; periudha e internimit 7/3/1954 - 4/2/1960. Avokat i shquar, bashkëpunëtor i Fiqiri Dines. Në vitin 1944 pjesmarrës në organizatën Bashkimi Dibran, (Komiteti për Lirinë e Pavarësinë Etnike). Është arrestuar pas Lëvizjes së Postribës, ku mbante lidhje në Tiranë me grupin e opozitës. Kaloi gjithë periudhën komuniste në burg dhe internim. Së bashku me J. Radin, ka hartuar një bazë të dhënash me përshkrim të një “regjistri civil e penal” për 1000 të internuar të Savrës, Lushnje, që nga momenti i hapjes së kampit të përqendruar të Lushnjes në fillim vitet ’50, kohën e vuajtjes së dënimit,gjenaologjitë dhe përhapjen gjeografike të të internuarve duke i konsideruar si pjestarë të një trungu familjar.

Burimi: Lazër Radi, Rrëfim për Dinej e Dibrës, Lilo, Tiranë 1994, F. 113; Ali Erebara, Jozef Radi: Internim.Savra: listë dixhitale, përbërja familjare, krahina, shpërndarja gjeografike, Ankona 15 prill, 2007.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.