Klerik katolik.Lindi në fshatin Bushat të Shkodrës, më 6 dhjetor të vitit 1900. Shkollën fillore dhe plotore e kreu në Kolegjin «Illyricum» dhe Seminarin Papnor në Shkodër. Në vitin 1917 nisi studimet e larta për teologji dhe filozofi në Grac të Austrisë, së bashku me At Çiprian Nikën . Për arsye shëndetësore i ndërpreu studimet në Grac dhe i përfundoi në Sangiano të Lombardisë. U shugurua meshtar në Romë, më 28 korrik 1924. Nga viti 1935 e deri kur u arrestua, shërbeu në shumë famulli të Veriut, si në Toplanë, Bizë, Theth, Hot, Plan dhe në Curraj të Epërm. U arrestua më 4 dhjetor të vitit 1946, sepse i gjetën një armë në murin e kishës, vendosur nga vetë Sigurimi. U lirua dy vjet e gjysëm më vonë dhe iu kthye sërish shërbimit, fillimisht në Troshan, pak kohë në Bushat dhe vitet e fundit të jetës në Theth. Është një nga firmëtarët e Statutit të Kishës Katolike Shqiptare të vitit 1951. Pas ndalimit të fesë, u tërhoq tek te afërmit në Bushat. Vdiq më 6 dhjetor të vitit 1976.

Burimi: P. Donat Kurti, Provinca Françeskane Shqyptare (E ripertrime në vj. 1906), I, XXXI, f. 41; Dr. Pjetër Pepa, Tragjedia dhe lavdia e klerit katolik në Shq-ipëri, Tiranë, 2007, vol. I, II, f. 696-697.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.