| Aleksandër Mirashi (Traboini) | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Aleksandër Mirashi (Traboini) |
| Atësia: | Mirash |
| Vendlindja: | Shkodër |
| Vendbanimi: | Shkodër |
| Datëlindja: | 1951 |
| Datë Vdekja: | 1992 |
| Rrethanat e Vdekjes: | I Lire |
Fëmija i vogël i familjes Traboini. Në këtë familje me prindër me origjinë nga Traboini i Hotit i Malësisë së Madhe, të vendosur në Shkodër, u lindën 8 djem dhe 1 vajzë. Të gjithë anëtarët e saj pësuan në forma të ndryshme përndjekjen e diktaturës dhe disa prej tyre u burgosën. Shkak ishte arratisja e njërit prej vëllezërve Gasperit (Gacit), në vitin 1956, por edhe qëndrimi antikomunist që mbanin anëtarët e tjerë të familjes.
Aleksandri u arrestua në vitin 1988, pas një debati të rinjsh duke u akuzuar me shpifjen se kishte sharë Ramiz Alinë dhe pse pjesëmarrësit në ngjarje dhe ai vetë nuk e pranuan akuzën. U rrah barbarisht nga policia, siç e tregon dhe një foto nga dosja e tij që i vëllai, Koleci, e ka tërhequr në vitet e demokracisë. Gjyqi iu bë me dyer të mbyllura. U dënua me fillimisht me 9 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë dhe më pas Gjykata e Lartë, ia uli dënimin me 3 vjet. Për një kohë të shkurtër ishte në burgun e Burrelit njëkohësisht me vëllanë, Valentinin.
Humbi jetën si pasojë e një aksidenti në fund të marsit 1992, pa gëzuar as lirinë, as demokracinë.
Fotot, kryesorja e vitit 1990, pas lirimit nga burgu dhe tjetra e vitit 1988, i torturuar në degën e Punëve të Brendshme, Shkodër, janë marrë nga libri i Kolec Traboinit, "Saga e familjes Traboini nën terrorin komunist", ISKK, Tiranë 2020.
