U lind më 1891 në Leusë të Përmetit. Vëllai i ish-ligjvënësit dhe ish-ministrit Koço Tasi.

Arsimin e mesëm e nisi në qytetin e lindjes dhe e mbaroi në Boston. Atje u aktivizua me federatën "Vatra". Është i pranishëm në gazetën "Dielli".

Më 1929 kthehet në Shqipëri dhe më 1 tetor të atij viti emërohet bibliotekar i Oborrit Mbretëror. Më 1932 dhe deri më 1941 qe drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Më 1943 u zgjodh deputet i Kuvendit Kombëtar dhe u emërua po ashtu drejtor i gazetës "Bashkimi i Kombit". Më 1944 u emërua ministër i Kulturës Popullore. Nuk pranoi të largohej nga Shqipëria në vitin 1944.

Akile Tasi u dënua në gjyqin special më 13.4.1945 me 20 vjet burgim. Dënimin e vuajti në kampet e punës të Maliqit, Bedenit, Vloçishtit dhe në burgun e Burrelit. Vdiq më 30.1.1961. Vuante nga mëlçia e zezë. Më vonë kaloi dhe botkinin. Ditën e dytë që doli nga infermieria, nga botkini, e futën në birucë me një të ftohtë nën zero. I hoqën kapotën dhe pa asnjë batanije e mbajtën 7 ditë. Mori një të ftohur në mëlçia e zezë që ishte e prekur nga botkini më parë dhe ky komplikacion kthehet në cerozapatike. Të gjithë lutjet me shkrim u hodhën poshtë nga Kamberi. Mbas tre muajsh, i sëmuri vdiq.

 

Burimi: https://kujto.al/greva-e-urise-qe-mori-jeten-xhevat-korces-ne-burgun-e-burrelit/
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.