Lindi në Prishtë – Skrapar, në vitin 1919. Me vendim nr. 163, datë 7 tetor 1985, Gjykata e Rrethit Vlorë e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në një organizatë kundër-revolucionare» dhe e dënoi me 18 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Për «tradhëti ndaj atdheut» në formën e spiunazhit e dënoi me 18 vjet heqje lirie. Për «vepra terrori» e dënoi me 13 vjet heqje lirie. Për «agjitacion e propagandë» e denoi me 7 vjet heqje lirie. Përfundimisht u dënua me 20 vjet heqje lirie, si dhe heqjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist VI (Tiranë: ISKK, 2017), 381
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.