Ushtarak. Lindi në Dibër të Madhe. Studioi në shkollën ushtarake të Napolit dhe Akademinë Ushtarake të Torinos (1937-1939). Duke qenë që bashkë me disa studentë shqiptarë, nuk pranoi të betohej për besnikëri ndaj fashizmit, internohet në ishullin Ventotene ku qëndroi deri në shtator 1941. Më pas kthehet në atdhe dhe bashkohet me çetën e Haxhi Lleshit. Drejtues i lëvizjes partizane të Dibrës.Mbas çlirimit ka pasur fuksione shtetërore e partiake të larta. Arrestohet në vitin 1976 si pjesë e grupit armiqësor të Kiço Ngjelës etj..  Vdes në hetuesi në vitin 1977. Çështja e tij nuk doli në gjyq.

Burimi: Uran Butka, Bombë në ambasadën sovjetike, Tiranë: ASD, 2008, 157
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.