| Agron Çipllaku | |
|---|---|
| Informacione Personale | |
| Emër/Mbiemër: | Agron Çipllaku |
| Atësia: | Bajram |
| Vendlindja: | Fier |
| Datëlindja: | 24/11/1963 |
| Gjyqi | |
| Data e Arrestimit: | 2/4/1980 |
| Akuza: | "Agjitacion e propagandë dhe tradhti ndaj atdheut e mbetur në tentativë" |
| Dënimi: | 11 vjet Burg |
| Prokurori: | Nebi Shkëmbi |
| Vendimi: | nr.139 |
| Data e Vendimit: | 4/6/1980 |
| Gjykatësi: | Thimjo Kondi |
| Gjykata: | Gjykata Popullore e rrethit Fierit |
| Dënimi | |
| Burgu: | Burgu i Spaçit - nga viti 1980 ne vitin 1983 |
| Burgu: | Burgu i Qafë Barit - nga viti 1983 |
Gjykata Popullore e Rrethit Fier e kryesuar nga Thimjo Kondi, duke pasur pranë prokurorin Nebi Shkëmbi, me vendimin nr.130, datë 4.6.1980 e deklaroi fajtor me akuzën e agjitacionit e propagandës si dhe të tradhtisë ndaj atdheut të mbetur në tentativë. Agroni u dënua me 11 vjet. Niset ta vuajë dënimin në Spaç. Pas 3 vitesh, dërgohet në Qafë-Bari. Vetëm një muaj nga qëndrimi këtu, i shkruan Enver Hoxhës për kushtet e këqija. Më 5.3.1983 Enver Hoxha lë shënim në letër se duhej kontroll i rreptë në burgje e kampe e se duheshin marrë masa ndaj atyre policëve e drejtorëve po të ishte kështu. Ramiz Alia thërret prokurorin e përgjithshëm, Rrapi Mino, i cili më 8.3.1983 kryen një inspektim në Qafë-Bari.
Burimi: Nga Kastriot Dervishi
