Lindi më 1929, në Bolenë, Vlorë. Më 27 gusht 1945, me vendim nr. 67, Gjykata Ushtarake Vlorë e dënoi si «kriminel lufte dhe armik i popullit», me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale baras me kohën e dënimit. Më 24 qershor 1950, me vendim nr. 90, Gjykata Ushtarake Gjirokastër e dënoi si «pjesëmarrës në grup të organizuar dhe kanë dashur të arratisen bashkë me diversantët», me 12 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale dhe punë të detyruar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist III (Tiranë: ISKK, 2014), 226.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.