Lindi më 4 korrik të vitit 1938, në fshatin Kërçisht të Peshkopisë. I biri i nacionalistit Ali Maliqi Agolli. Pas arrestimtit të të atit, familja u internua në Jug. Më pas kthehen në fshatin e tyre, nga ku, për shkak të kushteve të rënda, ai me vëllezërit dhe motrën tentojnë të arratisen në Maqedoni, por kapen dhe dorëzohen te forcat kufitare. Më 4 tetor 1956, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për "tradhti ndaj atdheut" dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e së drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U lirua më 30 nëntor 1962 për plotësim afati.

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2012, D. 1, Fl. 379.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.