Lindi më 12 shkurt të vitit 1890. Në zbatim vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 8 prill 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit për çështje politike nga rrethi i Përmetit në rrethin e Lushnjës, prej datës 10 qershor të vitit 1949 deri më 13 janar të vitit 1970.

Sipas autorit Xhafer Sadiku, arsyeja e internimit ishte fakti që kishte tre djemtë të larguar.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 251
Burimi: Skenare te pergjakur (Permeti 1943-1990), Xhafer Sadiku, ISKK, Tirane 2016
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.