I biri i Heroit të Popullit, Isa Boletini. Ademi përfundoi gjimnazin në Vienë në vitin 1914 dhe Akademinë e Lartë Ushtarake në Modena në 1919. Me kthimin në Shqipëri, në vitet 1922-1923, u caktua në detyrën e komandantit të Xhandarmërisë Shqiptare në Jug të Shqipërisë, kryesisht në Gjirokastër dhe Sarandë, duke luftuar kundër bandave andarte greke. Në vitet '30-të emërohet në zona të ndryshme verilindore në kuadër të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare dhe në vitin 1943, emërohet në detyrën e rrethkomandantit të Xhandarmërisë Shqiptare në Shkodër nga Qeveria e Rexhep Mitrovicës. Në këtë kohë, më 23 nëntor të 1943-shit, ai vritet me atentat nga Vasil Shanto i grupit komunist të Shkodrës. Komunistët deklaruan që ishte një vrasje e paqëllimtë dhe që shenjestra kishte qenë major Ndrec Prenga, qarkkomandanti i xhandarmërisë së Shkodrës.

Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.