Lindi në vitin 1927, në Peshkopi. U ndalua më 4 gusht 1949, dhe më 11 prill 1950, me vendim nr. 145, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor "për krime kundër shtetit" dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. U arrestua sërish më 1954 dhe më 17 korrik të po këtij viti, me vendim nr. 189, Gjykata e Lartë e deklaroi fajtor "për pjesëmarrje në një organizatë kundra pushtetit popullor me qëllim arratisjen në një shtet armik" dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Të pandehurit u dënuan për hapjen e një tuneli të nëndheshëm me qëllim arratisjen, gjatë kohës që kryenin dënimin në kampin nr.4 me punë të detyruar, që ndërtonte pallate pranë Bllokut në Tiranë.

U lirua nga burgu më 26 qershor 1967 me dekret nr. 4274, datë 20 qershor 1967, të P. K. P.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 217
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.