Lindi në vitin 1902, në Shijak. U arrestua më 23 nëntor 1944, dhe më 2 qershor 1945, me vendim nr. 50, Gjykata e Qarkut të Durrësit e deklaroi "armik të popullit" dhe e dënoi me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtave. U arrestua sërish më 29 shtator 1956 dhe më 1 shkurt 1957, me vendim nr. 4, Gjykata e Qarkut Elbasan e deklaroi fajtor për "agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor" dhe e dënoi me 7 vjet burg

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist IV (Tiranë: ISKK, 2015), 259
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.