Lindi më 1913, në Perlat të Rrëshenit. Studioi në Itali dhe shërbeu si kryetar komune i Kaçinarit dhe Rubikut para Çlirimit të Shqipërisë.

Me vendim nr. 98, 16 gusht 1949, Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Lartë e deklaroi fajtor për "bashkëpunim me kriminelë të arratisur" dhe e dënoi me 13 vjet burg dhe humbjen e së drejtës elektorale për 3 vjet kohë.

Zef  Macaj  ishte në listën e burrave që do të pushkatoheshin në masakrën e Valmirit. Pasi i shpëtoi pushkatimit, u dënua me burg vitet e të cilit i kreu në Burrel dhe kampe pune si ai Rinasit. Familjen e tij, bashkëshorten, fëmijët dhe të motrën i internuan në Berat dhe më pas në kampin e Tepelenës.

Burimi: Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist V (Tiranë: ISKK, 2016), 155
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.