U lind më 1920, në Tresh, Lezhë. Më 26 qershor 1945, me vendim nr. 37, Komisioni Hetimor të Krimeve të Luftës e dënoi për «bashkëpunëtor i aparatit terrorist», me 20 vjet burg, konfiskim pasurie dhe humbjen e të drejtave elektorale baras me kohën e dënimit. Më 13 shkurt 1968, me vendim nr. 4, u dënua për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» me 8 vjet burg.

Në fillim të viteve '70, ndodhej në kamp-burgun e Spaçit. Bashkëvuajtësi, Shkëlqim Abazi, në librin "Spaçi", botim i ISKK, e përmend si poet e përkthyes të talentuar (fq.192-199).

Burimi: AISKK, F. 1, V. 2015, D. 25, FL. 295.
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.