Shegert, i familjes Serreqi, lindur në Shkodër. Arrestohet pas Lëvizjes së Postribës, torturohet për një vit e gjysëm në birucat e Sigurimit që të pranonte të dilte dëshmitar për identifikimin e pjesmarrësve Imz. Nikoll Dedën, Riza Danin etj. në mbledhjen përgatitore opozitare të zhvilluar në shtëpinë e Cin Serreqit. Më 29 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Shkodrës, e dënoi "për agjitacion e propagandë", me një vit burg.

Burimi: Sami Repishti cit. në Uran Butka: Kryengritjet e para kundërkomuniste, ISKK, Tiranë 2013, f. 203. AISKK, F. 1, V. 2013, D. 4, f. 813
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.