Fill pasi mbaron shkollën e mesme, dënohet me 10 vite burg në shtator të vitit 1976, për agjitacion e propagandë dhe tentativë arratisjeje. Pasi kryen dënimin (8 vjet) në burgjet e tmerrshme të Qafë-Barit dhe Spaçit, lirohet në vitin 1984. Në 27 nëntor të vitit 1991 pasardhësi i familjes së shquar nacionaliste, Xhemali, së bashku me Fadil Ndreun nga Dibra, ngrenë flamurin e shqiptarëve pa yllin e kuq pranë Monumentit të Pavarësisë në qytetin e Vlorës. Sipas autorit Reshat Kripa.

Xhemali, pas viteve 1991 kryen Akademinë e Rendit dhe Fakultetin Juridik. Njihte disa gjuhë të huaja (italisht, anglisht dhe frëngjisht). Pas viteve ’93-’94 mban poste të rëndësishme në Policinë e Rendit në Vlorë. Ndërron jetë në 11 shkurt 2011 në Ankona, Itali.

Burimi: Nga familja
Ju lutem, plotesoni fushat e kerkuara.
Mbyll formen

Ju lutem zgjidhni imazhin qe do te ngarkoni.